Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot është arrestuar një person i dyshuar i përfshirë në vrasjen e një personi në lagjen Aktash më 1 shtator 2024.
Atij i janë sekuestruar një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.