Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, sot shkoi në Skënderaj për përurimin e një çerdheje të re. Atje ai ishte bashkë me vartësen e tij, Arbërie Nagavci.
Gazeta Sinjali, duke cituar burime brenda institucioneve lokale, ka raportuar se gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.
Sinjali tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të çerdhes, ndërsa zyrtarët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.