Raportohet se Hajrullah Çeku është ndër emrat e mundshëm të VV-së, si i propozuar për kryetar të Prishtinës

by Nexhat

Një garë interesante pritet të zhvillohet në zgjedhjet lokale në Kosovë, veçanërisht në kryeqytetin Prishtinë. Një emër befasues pritet të dalë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, bëhet fjalë për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, partia e Albin Kurtit nuk e ka mohuar mundësinë që Çeku të jetë kandidat për kryetar komune.

banner

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka deklaruar për Indeksonline se gjatë kësaj jave ka gjasa të bëhet zyrtarizimi i kandidatit.

“Është një prej emrave që përmendet”, është shprehur shkurt ai.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.

“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy