Serbia po e akuzon për vrasje të rëndë në Banjskë, Koci: Në atë kohë Arbnor Spahiu nuk ka punuar në polici

by Nexhat

Pas dy ditësh ndalim nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NJSO) të Policisë së Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Serbi.

Sipas Gjykatës së Lartë në Suboticë pretendohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në veri.

banner

Arianit Koci, avokati i Spahiut, ka bërë të ditur se në kohën kur u krye sulmi në Banjskë, i pandehuri nuk kishte asnjë lidhje me Policinë e Kosovës.

Gjithashtu, Koci theksoi se pretendimet e policisë serbe nuk bazohen në prova dhe e quan këtë situatë si “ndjekje politike”.

“Po, dyshohet për vrasje të rëndë në lidhje me rastin ‘Banjska’. Ai në atë kohë nuk ka punuar fare në polici. Ky pretendim i policisë serbe nuk ka bazë në prova. Është persekutim politik!”, deklaroi Koci

Më herët gjatë ditës së diel, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës konfirmoi se Spahiu pritet të dalë para gjykatës në Kikindë.

Autoritetet serbe kanë ndaluar disa herë shtetas të Kosovës nën dyshime për krime lufte.

Zyrtarët në Prishtinë i kanë cilësuar këto arrestime si arbitrare dhe politikisht të motivuara.

Kosova dhe Serbia, që nga viti 2013, kanë një marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por bashkëpunimi në fushën e krimeve të luftës ka qenë pothuajse inekzistent

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy