Kryetarja e Grazit të Austrisë ka konfirmuar për agjencinë shtetërore austriake të lajmeve, APA, se numri i viktimave nga sulmi në shkollë, ka shkuar në dhjetë, përfshirë autorin e sulmit.
Shërbimet e emergjencës, përfshirë një njësi taktike policore dhe një helikopter, janë dërguar në shkollën BORG Dreierschützengasse pasi dëgjimit të të shtënave me armë rreth orës 10 të mëngjesit. Policia ka bërë të ditur se shkolla është evakuuar dhe njerëzit janë çuar në një pikë takimi në një stadium aty pranë.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Austri, ndërsa kryeministri dhe zyrtarë të tjerë kanë shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre. Forcat e sigurisë janë duke vazhduar hetimet dhe pritet që gjatë orëve në vijim të ketë më shumë detaje mbi identitetin e viktimave dhe rrethanat e ngjarjes.