Tentoi ta vriste fqinjin e moshuar duke e djegur me benzinë, arrestohet 32-vjeçari në Shqipëri

by Nexhat

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Përrenjas të Elbasanit në Shqipëri pasi tentoi të vriste fqinjin e tij të moshuar duke e djegur me benzinë.

Siç bën me dije policia, 32-vjeçari Gazmend Ozuni, hodhi benzinë ndaj 75-vjeçarit S.O., në ambjentet e jashtme të shtëpisë së këtij të fundit dhe i vuri flakën atij, pas një konflikti për motive të dobëta.

banner

I moshuari u dërgua në spital për mjekim, teksa i riu u vu në pranga.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar  shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy