Shkruan: Valon MURTEZAJ
Natyrisht i takon Gjykatës Kushtetuese të vendos nëse do të merret apo jo me rastin.
Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej të shqyrtojë këtë rast, pasi ky rast nuk paraqet një çështje të vërtetë kushtetuese. Çështja nuk përfshin interpretim të dispozitave kushtetuese apo ndonjë shkelje të pretenduar të të drejtave kushtetuese.
Kjo situatë e pa-aftësisë për ta bërë Kuvendin, si çështje është e papërshtatshme për gjykim sepse ka të bëjë me një çështje qartësisht politike, dhe kjo normalisht nuk hyn në kompetencat e gjykatës.
Gjykatat duhet të respektojnë ndarjen e pushteteve dhe të mos ndërhyjnë në secilin detaj të çështjeve që i përkasin legjislativit dhe që lidhen me sjellje esencialisht politike.
Nga një dimension tjetër, atë të mandatit dhe përgjegjësisë politike dhe patriotike për Republikën e Kosovës, deputetët duhet të kenë kapacitetin të gjejnë vet zgjidhjen për situatën e krijuar, dhe ta manifestojnë atë në veprimin e tyre politik