Behrami pas paraqitjes së Sveçlës e Haxhiut për 20 vjetorin e VV: Këta nuk janë kapës të shtetit, por okupues

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka komentuar paraqitjen e Xhelal Sveçlës dhe Albulena Haxhiut, një ditë para shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Behrmai ka thënë se është e pabesueshme se sa mosmirënjohës janë për sakrificën dhe të arriturat e çlirimit, lirisë e shtetndërtimit.

banner

Ai thaq se LVV nuk është kapëse e shtetit, por okupuese.

“E shikova debatin në RTK. Është e pabesueshme se sa bukëpërmbys janë këta njerëz.  Sa mosmirënjohës për sakrificën, punën dhe të arriturat e çlirimit, lirisë dhe shtetndërtimit të shumë gjeneratave para tyre.  Ajo që nisi në opozitë si çkapje e shtetit, VV-ja kur erdhën në pushtet e shndërroi në okupim.  Këta nuk janë kapës të shtetit, këta janë okupues”, ka shkruar Behrami në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy