Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar pas dështimit të 30-të për konstitumin e Kuvendit, duke thënë se ajo çfarë po ndodh në Kuvend është marrëzi, arrogancë e papërgjegjësi, dhe jo politikë.
E njëjta ka thënë edhe se kriza e krijuar është për shkak të insistimit që Vetëvendosja po e bën për një emër të vetëm.
Po ashtu, Çitaku, ka deklaruar edhe se votimi nuk imponohet, dhe se nuk ndodh me zor.
‘‘Kjo që po ndodh në Kuvend nuk është më politikë. Është marrëzi, arrogancë dhe papërgjegjësi.
Tërë kjo krizë vetëm pse LVV insiston me kokëfortësi për një emër të vetëm. Votimi nuk ndodh me zor. Nuk imponohet me diktat.
Sot, në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, në vend të reflektimit dhe mirënjohjes për ata që luftuan për lirinë tonë, pamë vazhdimin e një arrogance të trishtë.
Keq’’, ka shkruar ajo/Informim.net