Dëshmia e policit Mirsad Kryeziu: Sulmi në Banjskë i organizuar nga struktura ushtarake

by Nexhat

Polici Mirsad Kryeziu ka thënë se armët që grupi terrorist në Banjskë i ka përdorur kundër Policisë së Kosovës mund të organizohen vetëm nga struktura ushtarake. Ai ka thënë se këtë e bazon në përvojën e tij të luftës.

“Armët që janë përdorur kanë qenë armë prej altilerisë së lehtë e deri tek më e rënda. Po e them se të gjitha armët që sulmohen dhe përdoren nga një organizim që këtë e them me plot besim, janë organizuar vetëm nga struktura ushtarake. Nga përvoja ime e punës dhe luftës i njoh të gjitha llojet e armëve, funksionin dhe përdorimin e tyre”, ka thënë ai.

banner

Polici po ashtu ka thënë se terroristët kanë qenë grup i strukturuar dhe i dirigjuar nga struktura ushtarake. Sipas tij, kjo dëshmohet nga përgatitjet dhe koha e zgjedhjes për ta kryer sulmin.

“Qëllimi i sulmuesve ishte, sipas meje, sepse nuk është që ka ndodhur hera e parë. Gjatë gjithë kohës sa qëndronim në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk ishim te dëshiruar nga po të njëjtit pjesëtar që janë të organizuar për gjëra të tilla. Mund të them lirisht që ka pasur edhe sulme të tjera që janë sulmuar patrullat e policisë, gjatë detyrave të tyre. Pse është ky pozicion, sepse ky grup ka qenë i strukturuar mirë dhe i dirigjuar mirë nga struktura ushtarake. Pozicioni i tyre ka qenë jashtëzakonisht i përshtatshëm për sulmim të policisë, për këtë e kanë zgjedhur Banjskën dhe Manastirin, qe kishte pelegrinë atë ditë, duke i përdorur edhe ata, duke u vendosur në pozita të mira dhe të favorshme. Është e qartë se ata ishin të strukturuar mirë, që nëse nuk kanë sukses, të mund të largohen. Njerëzit që nuk i njohin strukturat ushtarake, do të përdornin tjetër pozicion”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy