52
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se qëndrimi i saj vazhdon të mbetet i njëjtë dhe se s’ka çfarë të deklarojë lidhur me bllokadën politike në vend, shkruan Gazeta Express.
Balje, e pyetur nëse është kontaktuar më për punë të koalicionit, ka thënë se s’ka ndodhur më diçka e tillë derisa ka shtuar se përgjegjësia për situatën dhe bllokadën politike është e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetja ka thënë se përgjegjësia shkon me fuqinë.
“Kush ka më shumë fuqi ka më shumë përgjegjësi. Përgjegjësia shkon me fuqi”, ka thënë ajo