France Football lë të kuptohet rikthimin e Super Topit të Artë – Messi mund ta fitojë

by Nexhat

Revista prestigjioze France Football ka lënë të kuptohet se do të rikthejë Super Topin e Artë, përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetet sociale.

Super Topi i Artë është dhënë vetëm një herë në histori, me legjendën argjentinase dhe të Real Madridit, Alfredo Di Stefano, që e ka fituar këtë çmim unik.

banner

Sipas France Football, ky çmim i veçantë mund të fitohet vetëm nga një lojtar që ka qenë jashtëzakonisht dominues në 30 vitet e fundit dhe që ka fituar disa herë Topin e Artë

Lionel Messi, me tetë Topa të Artë, mbetet kandidati kryesor për ta fituar këtë çmim historik. Ai ka shkëlqyer kryesisht me Barcelonën, ndërsa ka fituar gjithashtu trofe të rëndësishëm me Argjentinën dhe së fundmi po luan në SHBA me Inter Miami.

Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo, me pesë Topa të Artë, është ndjekësi më i afërt, por në deklaratat e fundit është shprehur me nënvlerësim për këtë çmim.

Nëse France Football rikthen Super Topin e Artë pas 35 vitesh, gjithçka tregon se Messi është favorit absolut për ta fituar atë, si lojtari më i suksesshëm dhe më dominues i epokës moderne të futbollit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy