Haradinaj: Po duket që po shkojmë drejt zgjedhjeve, AAK-ja e gatshme, do të jetë prapë në Kuvend

by Nexhat

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se “po duket që jemi duke shku drejt zgjedhjeve”.

“Tash se kur do të marrë epilog, do të shohim”, tha ai para vazhdimit të seancës konstituive, e cila u ndërpre sërish sot për të vazhduar pasnesër.

banner

Haradinaj tha se kjo situatë “siç duket edhe po i konvenon qeverisë aktuale”.

Ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë, që “pritet të dalë shpejt”, mund “t’i japë një drejtim të caktuar” situatës.

“Në fakt, unë kam mungu disa seanca duke mendu që edhe një pjesë tjetër e deputetëve të opozitës kanë me e bojkotu, por duke e pa qysh po ndodh, po vijmë, po dalim, kurrgjë kurrkujt”, tha ai.

Haradinaj tha se AAK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se ky subjekt politik do të jetë mbetet në Kuvend.

“Ne jemi të gatshëm gjithmonë”.

“Ne i kemi pritë zgjedhjet lokale dhe mendojmë që do të dalim shumë të suksesshëm, por pse jo, edhe nëse janë zgjedhjet nacionale në të njëjtën kohë, është e mirëseardhur. Prapë Aleanca do të jetë këtu dhe do të jetë subjekt shumë serioz politik”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy