Hasani: Sot hera e fundit, s’vi më në Kuvend për ta dëgjuar refrenin e njëjtë, Kurti duhet ta kuptojë se s’i ka fituar zgjedhjet

by informim peje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se sot është “hera e fundit” që ai shkon në Kuvend për kosntituimin që nuk po ndodh.

Ai tha para gazetarëve para tentimit të 30-të për konstituimin e Kuvendit se nuk do të shkojë më atje për ta dëgjuar “refrenin e njëjtë”.

banner

“Unë për herë të fundit sot vi. 30. Në libër të Guinnessit jemi. Nuk do të vi më”, tha Hasani.

Deputeti tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti “duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë: nuk i ka fitu zgjedhjet”.

“Është parti e parë, por nuk i ka fitu zgjedhjet. Kaq”, tha ai.

I pyetur për takimin e tij me deputetët e LVV-së, Arben Vitia e Shqipe Selimi, Hasani tha se nuk e ka problem të takohet edhe me Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

“Ne jemi familjarë. Me zonjën Selimi jemi familjarë. Me Shqipen njihemi që herët. Cila është arsyeja unë mos me ndejtë me Shqipen, mos me bisedu me Shqipen, mos me diskutu me Shqipen?”.

“Ne diskutojmë. Unë i kam të hapura… rri me njerëz. Nuk jemi armiq mes vete. Këtë duhet ta kuptojmë. Ne jemi kundërshtarë politikë për zgjedhjen e pushtetit, për zhvillimin dhe ndërtimin e institucioneve, e këto janë mundësitë.. Unë takohem edhe me Albinin, edhe me Glaukun, takohem edhe me Vitinë, edhe me Shqipen, edhe me të tjerët. Edhe me Albulenën. Nuk e kam ngarkesë takimin. Partia e parë është problemi që nuk hapë mundësi. Ata duhet ta hapin mundësinë dhe ne do t’i përgjigjemi”, tha Hasani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy