Haziri: Lista Serbe është në bojkot, LDK nuk llogarit më në votën e tyre

by Nexhat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se votat e Listës Serbe nuk merren më parasysh në formulat për formimin e institucioneve të reja në Kosovë.

Në Debat Plus, Haziri ka theksuar se bojkoti ndaj përfaqësuesve serbë është i lidhur drejtpërdrejt me Listën Serbe, e cila është ndërtuar dhe drejtohet nga qendra politike në Serbi.

banner

“Problemi i bojkotit të serbëve në Kosovë e ka emrin e listës së tyre. Është e ndërtuar në qendrën e tyre politike, që krejt e dimë ku është. Ata janë në bojkot. [Nuk llogaritni në votën e Listës Serbe?] Në mënyrë absolute ajo është çështje e disa viteve e përmenda që nga 2015-ta”, ka theksuar Haziri.

Ai ka deklaruar se edhe pse 9 deputetët e Listës Serbe janë të certifikuar nga KQZ-ja, ata nuk janë më pjesë e rolit politik për formimin e institucioneve.

“Në funksion të formulave politike, i kemi 111 deputetë që mund t’i japin zgjidhje funksionale institucioneve. Vota e Listës Serbe nuk llogaritet më për formimin e qeverisë”, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy