Hoxha “shpërthen” : Fukaraja don me hi me energji të pastër tu pas qymyr

by Nexhat

Analisti Yll Hoxha, ka thënë se klasa politike në Kosovë ka marrë vendime të mëdha për energjinë pa pasur as vizion real, as kapacitet intelektual e organizativ për t’i zbatuar ato.

“E keni vendos ligjin që thotë ‘kam me bo qeta’ dhe e keni pranu procesin. S’po t’thom ty personalisht, po i thom komplet shoqërisë. Keni thënë ‘na hymë në liberalizim të tregut të energjisë’, ‘hekim dorë prej qymyrit’, ‘dojmë me hi në politikat e energjisë së pastër’…”, deklaroi Hoxha.

banner

Ai ironizoi faktin që një vend si Kosova, me varfëri dhe pa investime të huaja, ka vendosur të braktisë qymyrin – burimin e saj kryesor – për të ndjekur politika evropiane pa një plan të qartë për zbatim.

“Fukaraja don me hi me energji të pastër, keni thanë ju, qekjo shumicë, tu e ditë që jeni fukara, tu e ditë që s’hin biznes në Kosovë me investu një cent. Kemi mujt me i favorizu veç me energji, por keni thënë ‘jo, ne me proplera e prodhojmë’. Tu pas qymyr, tu flejt mbi qymyr.”

Ai ka akuzuar drejt për drejt politikën për mungesë të përgjegjësisë dhe për dështim në zbatimin e vendimeve që vet i kanë nënshkruar në Bruksel. “Kur vjen me zbatu vendimin që del aty në fotografi në Bruksel, thotë unë jam pro-evropian, e kur ta sheh pasojën reale, thotë jo, gabim, se po i lejshim krejt bizneset pa punëtor. Po po i lojmë pa punëtor, se qat kapacitet intelektual nuk e kemi pas kur kemi fol, ose e kemi pas atë moment, po mandej s’kemi pas kapacitet organizativ me e zbatu.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy