“Jam duke vuajtur, fort bile” – Gjesti befason me deklaratën e tij para audiencës në koncert

by Nexhat

Teksa mjegulla mbi raportin e tij me Eglin vazhdon të qëndrojë e dendur, reperi i njohur Gjesti po shfaqet gjithnjë e më emocional në paraqitjet e tij publike.

Në njërin nga koncertet e turit të tij europian, mbajtur në ngjarjen “Illyrian Glamour”, ai nuk u përmbajt përballë publikut. Me një ton që përzihej mes dhembjes dhe humorit të hidhur, ai u shpreh: “A jeni tu vujt allahile? Unë po! Pasha Allahun jam tu vujt, fort bile. Shumë keq i kam punët”, tha Gjesti para turmës.

banner

Këto fjalë, të thëna me theks emocional, ngritën menjëherë pikëpyetje për publikun: A po flet Gjesti për një ndarje të mundshme me Eglin? Apo është ky thjesht një moment artistik i ndikuar nga jeta personale?

Kohët e fundit, marrëdhënia e tij me Eglin është bërë temë spekulimesh në rrjete sociale dhe media rozë. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dalë me një deklaratë të qartë, sjelljet e fundit të Gjesti duket se lënë të kuptohet se diçka nuk po shkon.

Ndërsa fansat vazhdojnë të kërkojnë përgjigje, një gjë është e qartë: Gjesti, në skenë, nuk po e fsheh më dhimbjen. Dhe ndoshta, përmes muzikës dhe emocioneve live, ai po përpiqet të përballojë më të vërtetën që fshihet pas dritave të skenës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy