KAÇANIK/ Një i vdekur nga rrokullisja e traktorit në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve”

by Nexhat

Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së një traktori që ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar se menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

banner

Sipas tij, pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete.

“Në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme”.

“Në rrethana ende të pasqarauara , dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit”, tha Veseli.

I njëjti theksoi se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy