Krasniqi: 30 tentime nga VV për ta uzurpua vullnetin e qytetarëve, qytetarët meritojnë më mirë

by Nexhat

Memli Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas dështimit të 30 për konstitumin e Kuvendit, duke i vlerësuar të njëjtat si ‘’30 tentime për ta uzurpuar vullnetin e qytetarëve’’, nga ana e Vetëvendosjes,

Ai ka kritikuar VV-në duke thënë se situata e tanishme është për shkak të kryeneçësisë politike të kësaj partie.

banner

Tutje, i njëjti ka theksuar se PDK është e gatshme për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize politike duke mundësuar votimin e një kandidati që e merr shumicën e votave për të shkuar tutje.

‘‘30 shfaqje të papërgjegjësisë, skajshme institucionale, dhe 30 tentime për ta uzurpua vullnetin e qytetarëve dhe për ta mbajtur peng atë në funksion të përmbushjes së ambicieve dhe imponimeve të një partie. Sot në ditën e çlirimit të Prishtinës dhe vigjilje të përvjetorit të çlirimit të Kosovës, fillimisht duke i uruar gjithë ata, unë shpreh keqardhjen për këtë situatë në të cilën sjell VV-ja, me kryeneçësinë e saj politike. Ky vend është bë më shumë mund me shumë sakrificë, dhe më shumë përkushtim dhe më e pakta që do të duhej politikanët e sotëm, do të duhej që në nderim të kësaj sakrifice dhe këtij shteti që janë bërë me atë mund e sakrificë, të ishin të përgjegjshëm dhe të kuptonin që asgjë përtej verdiktit të qytetarëve nuk mund të imponohet në këtë vend. Qytetarët meritojnë më mirë, meritojnë më shumë. Jemi të gatshëm për ti dhënë zgjidhje kësaj krize politike duke mundësuar votimin e një kandidati që e merr shumicën e votave për të shkuar tutje’’, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy