Krasniqi: Bllokada nga VV në kuvend na pamundëson ta shkarkojmë ZRRE-në dhe ta anulojmë vendimin për tregun e hapur

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur solidaritetin e tij me protestën e bizneseve në lidhje me tregun e hapur të energjisë, duke thënë se ngritja e çmimit të rrymës po rrezikon punën dhe mirëqenien e mbi 140 mijë të punësuarve në sektorin privat, shkruan Gazeta Express.

I njëjti ka deklaruar se e kanë të pamundur të ndërmarrin veprime ligjore dhe institucionale lidhur me këtë çështje për shkak të bllokadave të krijuara nga VV-ja dhe koalicioni i saj.

banner

‘‘Dëshiroj që të shpreh solidaritetin tim më punëtorët e shumë që sot edhe njëherë po protestojnë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për mbi 1330 biznese të Kosovës, ngritje kjo e cila po rrezikon punën dhe mirëqenien e mbi 140 mijë të punësuarve në sektorin privat. Bllokadat që VV-ja dhe koalicioni saj po vazhdon ta mbajë në Kuvendi e Kosovës,, po na pamundëson që në mënyrë institucionale dhe ligjore të ndërmarrim veprime që do ta kthenin normalitetin në sektorin e energjisë, parasë gjithash duke i shkarkuar anëtarët e ZRRE-së dhe duke mundësuar anulimin e këtij vendimi të padrejtë i cili duke i thirr në tregun e hapur, pa pasur fare një të tillë, po e rëndon barrën jo vetëm bizneseve por në mënyrë zingjirore do të rëndojë barrën e secilit qytetarë dhe çdo familje në vendin tonë’’, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy