Krasniqi i bën thirrje ‘‘bashkësisë ndërkombëtare’’ për rastin e ish-policit Spahiu, kritikon qeverinë për mosreagim

by Nexhat

Kryetari dhe njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurti, për mos reagimin e kësaj të fundit në lidhje me arrestimin e ish-policit të vendit, Arbnor Spahiut,

Ai ka thënë se kur qeverisë i duhet ata i ‘‘ngrisin në qiell’’ policët, ndërsa të njëjtit tani së thonë asnjë fjalë.

banner

Po ashtu i pari i PDK i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare të bëjnë presion për lirimin e ish-policit.

‘‘Të shpreh keqardhjen dhe indinjatën e kundërshtimin e madh për ndalimin arbitrar dhe të padrejtë të ish policit të Kosovës, Arbnor Spahiut, i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrejtë. Por më shumë të shprehë pakënaqësi me mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë. Kur ju duhen me gojën plotë i ngrisin në qiell me lëvdata meritore, ndërsa tani nuk e thonë asnjë fjalë së paku me i ngushëllua familjarët e tyre. Qeveria do të duhej që aktivisht të merreshin me lirimin sa më të shpejt të Arbnor Spahiut. Thërras edhe bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjnë që të ushtrojnë presionin e tyre për të liruar këtë djalë të Kosovës’’, ka deklaruar ai mes tjerash. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy