Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, shoqërohet nga delegacioni me klerikë shqiptarë

by Nexhat

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nga data 13 deri më 17 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Joani, do të kryejë një vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll

Kryepiskopi Joani do të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga hierarkë të lartë të Kishës Orthodhokse Shqiptare, përfshirë Mitropolitin e Fierit dhe Apolonisë, z. Nikolla, Mitropolitin e Beratit, z. Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës, z. Anastas, si dhe klerikë dhe përfaqësues të botës akademike

banner

Delegacioni do të përfshijë gjithashtu Protosingjelin e Kryepiskopatës, Atë Jani Mërkuri, Epítropin Arkieratik të Mitropolitisë së Gjirokastrës, Kryedhakonin Johan Koroveshi dhe profesorin Andrea Rëmbeci, njëherësh drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Vizita zhvillohet në kuadër të traditës së vizitave paqësore që Primatët e Kishave Orthodhokse realizojnë në selinë e Patriarkanës Ekumenike, e cila gëzon vendin e parë të nderit ndër Kishat Orthodhokse.

Sipas njoftimit zyrtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, kjo vizitë është një shprehje e qartë e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë dhe një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërkishtare.

NJOFTIM

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga 13 deri më 17 qershor 2025 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Joani, së bashku me një delegacion do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

Delegacioni do të përbëhet nga Mitropolitët e Fierit dhe Apolonisë z. Nikolla dhe të Beratit z. Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës z. Anastas, Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë, Protopresviterin Atë Jani Mërkuri, Epítrop Arkieratik i Mitropolitisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Kryedhakonin z. Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe Drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Vizita kryhet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që bëjnë Primatët e Kishave Orthodhokse, që nis nga Patriarkana Ekumenike e cila mban vendin e parë të nderit  dhe vazhdon në të gjitha Kishat Orthodhokse.

Kjo vizitë ëhstë shprehje e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë.

Zyra e Shtypit
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Tiranë, 11 qershor 2025

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy