LDK nesër mban konferencë nga ora 11, Abdixhiku shpalosë 15 pikat për Qeverinë e Unitetit

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër me datë 12 qershor, do të mbajë konferencë për media ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të shpalosë agjendën 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar,

Konferenca siç bëhet e ditur, do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

banner

Ndryshe, vendi gjendet në një krizë politike me moskonstituimin e Kuvendit, për shkak se kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetare të parlamentit, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Përderisa VV-ja insiston në Haxhiun, partitë e tjera kanë kërkuar që kandidatja të ndërrohet dhe të propozohet dikush që sipas tyre do të jetë më e pranueshme.

Në këtë vijë, LDK ka propozuar idenë e krijimit të një qeverie nacionale të tranzicionit, me afat të caktuar. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy