Ministria e Infrastrukturës ka sqaruar njoftimin e së martës për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova” përkatësisht në segmentin R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë.
Të mërkurën, MI-ja ka thënë se qarkullimi për asnjë moment nuk ndërpritet, por do të zhvillohet bazuar në sinjalizimin e vendosur, derisa është kërkuar edhe kujdes i shtuar.
“Rruga nuk mbyllet e tëra por vetëm devijohet një shiriti i saj dhe organizohet devijimi sipas standardeve. Projekti është investim-donacion Carabinieri KFOR Msu dhe ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve akustive dhe mbrojtjen e brendshme të bazës së KFORI-t edhe është në përputhje me standardet për siguri. Operatori ekonomik për ekzekutim të punimeve është i kontraktuar nga investitori (Carabinieri KFOR Msu)”, thuhet tutje në njoftim.