“Nga 0 deri në 10? Neymar flet për gjasat që të mbetet në Santos

by Nexhat

E çka nëse Neymar në fund mbetet në Santos? Ylli brazilian nuk ka arritur ende marrëveshje me klubin brazilian për vazhdimin e kontratës.

Mirëpo, 33 vjeçari duket se është i gatshëm për ta vazhduar eksperiencën në ekipin e tij të fëmijërisë.

banner

“Sa janë gjasat që të mbetesh në Santos? Nga 0 deri në 10 do të thosha 7”, deklaroi duke buzëqeshur ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit për “Bandsports”,

“Historia ime me Santosinnuk merr fund kurrë, jam lindur në Santos dhe dua të vdes aty. Është shtëpia ime, është skuadra ime e zemrës dhe po bëj gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar Santosin. Deri tash e kam ndihmuar më shumë nga jashtë fushës sesa nga brenda, fatkeqësisht nuk ishte ky objektivi. Kam ardhur që ta rikthej formën dhe ta rigjej lumturinë e buzëqeshjen, jam në këtë rrugëtim, po mundohem që ta riadaptoj trupin tim për t’u rikthyer në formën optimale. Dua të kthehem në më të mirën time. Sot jam mjaft i lumtur në Santos, Santosi është shtëpia ime”, u shpreh tutje përfaqësuesi brazilian.

Bisedimet për vazhdimin e kontratës janë në zhvillim e sipër dhe optimizmi po rritet gjithnjë e më shumë nga të dyja palët.

Babai menaxher i Neymarit dje tha se e sheh të ardhmen e të birit të tij në Santos, por shtoi se nuk është me nguti vazhdimi i kontratës.

Neymar synon të rikthehet në formën më të mirë dhe të luajë me Brazilin në Botërorin 2026.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy