Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë, duke shtuar më tej se ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë.
Presidentja Osmani ka shkruar se “Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë. Ky zë u dëgjua sot në zemër të Japonisë”.
“Së bashku me një delegacion biznesor nga Kosova, si dhe me përfaqësuesit e Filharmonisë së Kosovës, e sollëm para botës jo vetëm identitetin tonë kulturor dhe ekonomik, por edhe vizionin tonë strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim ndërkombëtar dhe forcim të partneriteteve me shtetet mike”, ka pohuar ajo