Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku një shtetas i huaj që po vizitonte zonën me një grup turistësh është ndjerë keq papritur.
Menjëherë pas shqetësimeve të para, është njoftuar ambulanca e Sarandës, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar të huajin drejt spitalit. Fatkeqësisht, gjendja e tij është përkeqësuar gjatë rrugës dhe ka vdekur pak para mbërritjes në spital.
Sipas burimeve nga personeli mjekësor, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak, nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën këto ditë.
Trupi i viktimës ndodhet aktualisht në morgun e spitalit të Sarandës dhe pritet të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.