Policia e Kosovës dhe UNDP intensifikojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm

by engel

Në selinë qendrore të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm Gazmend Hoxha priti në takim shefin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros. Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, duke reflektuar vullnetin e dyanshëm për të thelluar partneritetin ndërinstitucional.

Përmes një komunikate zyrtare, u bë e ditur se diskutimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë dhe përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

banner

“Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi të ndërsjellë. U theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të partneritetit në funksion të sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm,” thuhet në njoftim.

Palët u dakorduan që të avancojnë bashkëpunimin në projekte konkrete me interes të përbashkët, duke u zotuar për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta në adresimin e sfidave aktuale të sigurisë dhe forcimin e institucioneve përmes asistencës teknike, shkëmbimit të njohurive dhe trajnimeve të specializuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy