Procesi për hoxhën Ahmed Kalaja, çfarë vendosi gjykata?

by Nexhat

Gjykata e Tiranës zhvilloi sot seancën për dosjen penale që përfshin imam Ahmed Kalaja dhe persona të tjerë të hetuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2022, ku u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj Kalasë, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin.

banner

Ndaj tij çështja do të ndiqet veçmas në një proces të pavarur. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim.

Vetë Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij Roland Islami, raporton A2Cnn, transmeton Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy