Protesta e bizneseve: “Albin hajni”…“Dubrava 12 kate”

by Nexhat

Vijnë nga sektorë të ndryshëm, por një shqetësim i njejtë i bëri bashkë, të mërkurën paradite.

Punëtorë të 1 mijë e 300 kompanive prodhuese vërshuan sheshet e Prishtinës, për të kundërshtuar vendimin e Zyres së Rregullatorit për Energji, për të kërkuar rrymë në pazare konkurruese.

banner

Ky vendim që hyri në fuqi nga 1 qeshori, revoltoi bizneset të cilat po kërkojnë zgjatje afati.

Organizatorët janë të bindur se do fitojnë karshi injorimeve të ZRrE-së e pushtetit.

Sipas tyre qeveria ka rrugëdalje nga kjo situate nese ka vullnet.

Përfaqësuesit e bizneseve duan reagim pasi, sipas tyre, po vërehet efekti rëndues i kostos së energjisë.

Për dikë që i printe protestes, kompanitë private nuk janë kapës të shtetit.

Marshi që nisi nga sheshi Skenderbeu u drejtua nën përcjelljen e policisë ne lagjën Pejton tek zyret e ZRrE-së, ku nuk munguan thirrjet për burg

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy