Protesuesi: Energjia është për zhvillim, jo për shkatërrim të biznesit prodhues

by Nexhat

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) së bashku me bizneset ka mbajtur një protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për Tregun e Lirë të energjisë.

Një protesues i  ka bërë thirrje Qeverisë dhe ZRRE-së  të reflektojë dhe t’i respektojnë ligjet.

banner

“I bëjmë thirrje edhe një herë qeverisë në detyrë, ZRRE-së nga dita e parë kërkesa e jonë ka qenë nuk kërkojmë lëmoshë. Kërkojmë tranzicion. Nuk ka tranzicion kur s’ka konkurrencë në tregun e lirë. Mos na detyroni ta ngrisim çmimin. Respektoni ligjin.”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se energjia është për zhvillim, jo për shkatërrim të biznesit prodhues.

“Energjia është për zhvillim, jo për shkatërrim të biznesit prodhues. Prodhimi është zemra e Kosovës. Iu lutemi ta mbroni ashtu siç duhet. Të zhvillohemi si shtet. Të eksportojmë barabartë me të gjitha shtetet në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Mos na e ndalin zhvillimin ekonomik. Zëri i bizneseve nuk fiket me rrymë, prandaj ne nuk do të ndalemi”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy