Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në protestën e sotme ka thënë se asnjë biznes nuk është kundër tregut të lirë, por kërkojnë fazë tranzicioni.
“E kemi një kërkesë të vetme, na jepni një fazë të tranzicionit, përgatitenit tregun e më pas edhe një paketë që e kanë pasë të gjitha vendet e Evropës por edhe më gjerë që i kanë ndihmu biznesit mos me vërejt asnjë efekt negativ, mos me ndiku në ulje ose në mbyllje te biznesit”, tha ai.
“Ne nuk jemi fajtorë që së pari nuk është përgatitë tregu, nuk kemi konkurrencë, kemi monopol. Nuk është asnjë biznes kundër daljes në treg të lirë, duam të kemi treg të lirë, duam konkurrencë, duam të dalim në treg të lirë me vullnetin tonë jo në mënyrë të dhunshme”, tha ai.
“Ata që na injorojnë nuk do të fitojnë”, shtoi ai.
Ai tha se kërkesa e bizneseve është që brenda 10 ditëve ZRRE ta pezullojë vendimin.