Sveçla: MPJ po angazhohet për lirimin e ish-policit Spahiu nga Serbia – s’ka qenë i angazhuar më 2023

by informim peje

Deputeti i LVV-së, njëherësh ministër në largim i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Ministria e Jashtme është duke punuar që ish-polici Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë nga Serbia.

“MPJ është duke u angazhuar që ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, tha Sveçla para mediave duke hyrë në Kuvend, raporton Klankosova.tv.

banner

I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, nëse polici i ndaluar në Serbi, Arbnor Spahiu, ka qenë i angazhuar në Policinë e Kosovës në vitin 2023, Sveçla tha shkurt: “Jo”!

Ish-polici Salihu u arrestua ditë më parë në Serbi, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Ai po dyshohet për “Vrasje të rëndë” nga Serbia për rastin Banjska të vitit 20223.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy