U akuzua se nuk reagoi, Kurti: Prej momentit të arrestimit të Arbnor Spahiut jemi angazhuar maksimalisht që ai të lirohet

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kritikuar sot për mungesë të reagimit lidhur me arrestimin e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ditë më parë u ndalua në Serbi.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.

banner

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, shkruan Kurti

E sot, avokati Arianit Koci në një postim në Facebook ka shkruar se kryeministri Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe, e tash kur u paraburgos një ish-polic i Njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës lidhur me mosreagimin ndaj arrestimit të ish-policit, Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe.

Krasniqi tha se Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje, por jo në raste të tilla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy