Viti: 11 qershori ditë zie, brenda vetëm tri ditësh humbën jetën tre të rinj nga kjo komunë

by informim peje

Komuna e Vitisë është tronditur nga një tragjedi, ku brenda vetëm tre ditësh kanë humbur jetën tre të rinj nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, bëri të ditur se sot më 11 qershor, do të jetë ditë zie në nderim të viktimave.

banner

NJOFTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË VITISË :

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto ditë, komuna jonë është tronditur nga tri humbje të mëdha. Brenda vetëm tre ditësh, kemi humbur tre të rinj vitias – bij e bija të kësaj toke, që u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike.
Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë.
Gjatë kësaj dite:

  • Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;
  • Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;
  • Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.

I ftoj të gjithë qytetarët e Vitisë të bashkohen në këtë ditë zie, për të nderuar kujtimin e të ndjerëve dhe për të qëndruar pranë familjeve të tyre, duke ndarë dhembjen me solidaritet dhe dashuri njerëzore.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe i pastë të ndjerët në mëshirën e Tij.
Me respekt dhe dhembje të thellë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy