Abdixhiku: Para takimit në Bruksel, do duhej të kërkohej lirimi i ish policit të arrestuar në Serbi

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, gjatë konferencës së sotme, ka thënë se para se të zhvillohej takimi i fundit në Bruksel, do duhej të kërkohej lirimi i ish policit të arrestuar në Serbi, Arbnor Spahiu.

“Ndjej shumë keqardhje për mosreagimin institucional, të plotë dhe të menjëhershëm ndaj këtij arresti dhe për më tepër ndjej keqardhje që në ditën e arrestimit në Bruksel po zhvillohej një proces i quajtur i dialogut i ndërmjetësimit të dialogut me një përfaqësues jolegjitim të Republikës, i cili nuk kishte as kompasin më të vogël moral që të refuzojë atë takim pa lirimin e policit të Njësisë Speciale në Kosovë.  Gjëja më e parë e mundshme që do duhej të ndodhte para takimit është kërkesa për lirim”, tha ai.

banner

Ai i ka bërë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar “që të bëjë përpjekje për ndërmjetësimin sa më shpejtë për lirimin e policit dhe kthimin e Arbnorit në shtëpi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy