Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje i duhet një reformë e thellë, edhe për mënyrën se si VV-ja bën politikë por edhe për mënyrën se si kjo parti diskuton me partnerët,
Kështu deklaroi i pari i LDK-së gjatë konferencës për media, ku ka shtuar edhe se fakti që LVV’ja s’arrin të sigurojë zgjidhje edhe pse i ka 48 deputetë, është shenjë se ‘‘diçka s’është në rregull’’, me këtë parti.
‘‘Jo, jo, nuk është e mbyllur për asnjë parti për të ardhmen. Ne nuk kemi blloqe afatgjate, unë po flas për atë çfarë kemi parë për katër vitet e fundit, për çfarë kemi deklaruar për katër vitet e fundit, dhe integritetin politik tonin. Ne besojmë thellësisht që VV-së i duhet një reformatim i thellë, mënyrën se si bën politikë, mënyrën se si diskuton me partnerët. Fakti që e vendos në korner vetën në qosh, dhe s’del zgjidhje me 48 deputetë, do të duhej të ishte me shenjë e mjaftueshme për një parti që diçka s’është në rregull me ju’’, ka thënë ai.