Aksion në Ministrinë e Mjedisit: Arrestohen tri zyrtare të dyshuara për keqpërdorim

by engel

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, po zhvillon sot e enjte një aksion të zgjeruar në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, gjatë këtij operacioni janë arrestuar tri zyrtare të kësaj ministrie, të dyshuara për përfshirje në veprime të kundërligjshme. Detaje rreth akuzave konkrete ndaj tyre ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet hetuese.

banner

Ky aksion vjen pak ditë pas një tjetër operacioni policor të zhvilluar më 29 maj në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, ku u arrestuan 11 persona të dyshuar për keqpërdorime lidhur me lëshimin e patentë shoferëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy