Arrestohet 41 vjeçari, dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua në Mitrovicën e Veriut

by Nexhat

Një burrë është arrestuar nga policia në Mitrovicën e Veriut.

D.G, është dërguar në mbajtje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.

banner

Me këtë rast, një grua ka raportuar se 41-vjeçari ka tentuar t’ia prekë flokët mirëpo ka ikur. Pastaj i dyshuari e ka prekur në pjesë të ndryshme, derisa viktima e ka shtyrë me duar.

“Më datë 09 Prill 2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar një rast për veprën penale “Ngacmim seksual”. Rasti është raportuar nga një femër, e cila ka deklaruar se derisa ishte duke ecur në rrugën “Vlade Cetkovic” në Mitrovicë Veri, një person fillimisht e kishte përshëndetur me fjalën “Dobar dan” dhe sipas ankueses i ishte prezantuar në gjuhen serbe “Ja sam D….” e më pas i dyshuari kishte tentuar që t’ia prek flokët, mirëpo ankuesja ishte larguar, pastaj i dyshuari me njërën dorë e kishte prekur në pjesë të ndryshme te trupit, ku me pas ankuesja  kishte shtyrë me duar me q ‘rast i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur. Sipas deklaratës së ankueses, personi ishte i panjohur për të. Megjithatë, pas një pune hetimore intensive, njësitet policore kanë arritur që fillimisht ta identifikojnë dhe më pas ta arrestojnë të dyshuarin, D.G., 41 vjeç, në rrugën “Kral Petri” Mitrovicë Veri. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe trajtimin e të gjitha rasteve të kësaj natyre me profesionalizëm dhe seriozitet të lartë”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy