Barcelona e refuzon ofertën e parë për Ansu Fatin

by Nexhat

Barcelona dhe Ansu Fati pritet të ndahen për herë të dytë këtë verë, pas huazimit të sezonit të kaluar te Brighton & Hove Albion. Nëse huazimi i kaluar kishte për qëllim që Fati të rikuperonte formën për t’u rikthyer te gjiganti katalanas, kësaj radhe ndarja duket se është më shumë e orientuar drejt një largimi të përhershëm.

Fati, 22 vjeç, ka luajtur shumë pak për Barcelonën këtë sezon dhe, megjithëse refuzoi një huazim në janar për të luftuar për vendin e tij, u bë gjithnjë e më i zhgënjyer gjatë pjesës së dytë të sezonit. Tani duket se të dyja palët – si lojtari ashtu edhe klubi – janë të interesuar për një largim, pasi nuk ka shenja se ai do të ketë hapësira nën drejtimin e Hansi Flick.

banner

Prej disa javësh është raportuar se AS Monaco është e interesuar për Fatin, por nuk ishte e qartë nëse marrëveshja do të ishte huazim me të drejtë blerjeje apo transferim i plotë. Sipas “Sport”, marrëveshja më e mundshme do të ishte huazim me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro, ndërkohë që Barcelona do të ruante një përqindje nga shitja e ardhshme.

Së fundmi, “Marca” raporton se Monaco ka paraqitur një ofertë për Fatin, por është refuzuar nga Barcelona. Katalanasit e kanë konsideruar ofertën si “të pamjaftueshme”, pasi Monaco kërkonte vetëm huazimin pa mbuluar të gjithë pagën e lojtarit. Barcelona fillimisht kishte shpresuar për një shitje me klauzolë riblerjeje, por Monaco nuk dëshiron ta blejë menjëherë dhe Barça nuk dëshiron të vazhdojë të paguajë pjesë të konsiderueshme të pagës së tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy