Borë dhe shi në Afrikën e Jugut, mbi 90 viktima

by informim peje

Mbi 90 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e motit të keq që ka goditur Afrikën e Jugut.

Prej ditësh, skaji jugor i kontinentit afrikan është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore duke e nxjerrë situatën nga kontrolli, pasi autoritetet ishin papërgatitur.

banner

Ushtria ka dalë në terren për të ndihmuar banorët e prekur me ushqime dhe ujë të pijshëm pasi situate është me të vërtetë kritike.

Furia e ujit mori përpara një autobus shkolle, nga i cili vetëm 3 nxënës dolën gjallë, teksa shumë u mbytën dhe të tjerë u shpallën të humbur.

Kompania shtetërore e energjisë Eskom tha se pothuajse 300,000 shtëpi ishin prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike në 14 qytete dhe fshatra në Kepin Lindor.

196,000 shtëpi të tjera në 24 zona në KwaZulu-Natal po përjetonin gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike, tha zëdhënësja e Eskom, Daphne Mokwena.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy