Clinton u “çmend” nga gëzimi kur u çlirua Kosova

by Nexhat

Për vendimin që të bombardohet Jugosllavia e Serbia nuk u bë pishman kurrë.

Se pati të drejtë, kur urdhëroi të bëhet diçka e tillë, në mars 1999, e konfirmoi më 12 qershor të po atij vitit, kur Kosova u çlirua nga forcat pushtuese policore, ushtarake e paramilitare të Sllobodan Millosheviqit.

banner

Këtë ditë, presidenti Bill Clinton shkoi t’u fliste 820 studentëve që po diplomonin nga Universiteti i Chicagos.

Në fjalimin e tij, njeriu më i fuqishëm në botë, u tregoi amerikanëve të rinj për një hap gjigant që bënë trupat ushtarake të rreth 30 shteteve të botës, pas 79 ditë bombardime nga ajri në kontinentin e vjetër, në zemër të Ballkanit.

Për ata që e kontestonin këtë ndërhyrje, në një vend që nuk ishte as shtet e madje as pjesë e aleancës veri-atlantike, e pati veç një shpjegim

Ani se mund të mos kenë qenë të informuar për luftën e Kosovës, studentët duartrokitën Clintonin për atë që tha në lidhje me lirinë popullit dhe vendit të vogël ballkanik, që 9 vjet më pas, do të pavarësohej krejtësisht nga Serbia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy