Danimarka dhe vende tjera Evropiane heqin dorë nga teknologjia cloud amerikane, kërkon alternativa evropiane

by engel

Dy nga komunat më të mëdha të Danimarkës, Kopenhaga dhe Aarhus, kanë vendosur të ndërpresin përdorimin e shërbimeve cloud të Microsoft-it, duke iu bashkuar përpjekjeve evropiane për të reduktuar varësinë nga gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Henrik Appel Espersen, kryetar i komisionit të auditimit të Kopenhagës, deklaroi se vendimi është motivuar nga faktorë ekonomikë dhe shqetësimet mbi kontrollin monopolist të Microsoft-it. Ai theksoi se situata gjeopolitike, përfshirë politikat e administratës Trump, e ka bërë këtë çështje edhe më të rëndësishme për autoritetet daneze.

banner

Në Aarhus, teknologjia e Microsoft-it tashmë është zëvendësuar me një sistem gjerman, duke reflektuar një tendencë të ngjashme me vendet e tjera evropiane. Në Holandë, parlamenti ka miratuar masa për zhvillimin e një cloud digjital evropian, duke synuar shkëputjen nga teknologjia amerikane.

Ekspertët kanë paralajmëruar se administrata Trump mund të detyrojë kompanitë teknologjike amerikane të ndajnë të dhënat e përdoruesve evropianë me SHBA ose të ndalojë ofrimin e shërbimeve cloud në Evropë, duke shkaktuar ndërprerje serioze në shërbimet publike.

Një raport i publikuar nga ekspertët danezë në dhjetor 2024 argumenton se varësia e tepërt nga gjigantët e teknologjisë mund të rrezikojë stabilitetin shoqëror. Ministri i Industrisë dhe Biznesit, Morten Bodskov, ka bërë thirrje për zhvillimin e zgjidhjeve të pavarura për të mbrojtur infrastrukturën dixhitale të vendit.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka hapur konsultime publike deri më 3 korrik për të hartuar legjislacionin e ri mbi teknologjinë cloud dhe inteligjencën artificiale, me synimin për të forcuar kapacitetet teknologjike evropiane dhe për të reduktuar varësinë nga ofruesit amerikanë.

Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të madh në strategjinë teknologjike të vendeve evropiane dhe të nxisë investime të reja për një infrastrukturë dixhitale më të pavarur./Euronews

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy