DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës

by informim peje

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur që të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga shtetet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëndrimi i deri në 50 personave në vend, të cilët më pas do të kthehen në vendet e tyre të origjinës do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministra e Punëve të Brendshme. Vendimi është miratuar dje në Qeverinë e Kosovës.

banner

DASH këtë vendim se ka cilësuar si një bashkëpunim të rëndësishëm për prioritetet e administratës së Presidentit Trump.

“Jemi mirënjohës ndaj partnerit tonë Kosovë për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të origjinës,” – thuhet në deklaratën e DASH për CBS News.

Detajet e plota se cilët persona do të dërgohen në Kosovë dhe nga cilat vende vijnë ata, mbeten ende të paqarta. Sidoqoftë, SHBA zakonisht përdor marrëveshje të tilla me vende të treta për të deportuar migrantë të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të mosbashkëpunimit diplomatik ose arsyeve të tjera të sigurisë.

Autoritetet kosovare do të kenë të drejtën të zgjedhin personat nga një listë e propozuar, duke marrë parasysh kritere të lidhura me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy