Dy top klubet angleze rivalizojnë Real Madridin për Jorrel Haton

by Nexhat

Jorrel Hato është kthyer në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Ajaxin në Eredivisie.

Mbrojtësi 19-vjeçar është ndjekur nga shumë klube elitare, por së fundmi interes konkret kanë shfaqur Arsenal dhe Chelsea, të cilat kanë kontaktuar përfaqësuesit e tij.

banner

Sipas Fabrizio Romanos, të dy klubet londineze kanë zhvilluar bisedime të para për të testuar terrenin për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Vlera e kartonit të Hatos vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa fleksibiliteti i tij për të luajtur si mbrojtës qendror dhe i majtë e bën shumë të lakmuar.

Përveç skuadrave nga Liga Premier, interesim për të ka treguar edhe Real Madridi, i cili po monitoron nga afër zhvillimin e lojtarit për një lëvizje të mundshme në të ardhmen.

Hato është një prej zbulimeve më të mëdha të sezonit në futbollin holandez, duke fituar vendin e titullarit në një moshë shumë të re.

Nëse Arsenali apo Chelsea bëjnë një ofertë konkrete, atëherë një “derbi londinez” për shërbimet e mbrojtësit të Ajaxit mund të jetë i pashmangshëm këtë verë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy