Tre klube të Ligës Premier thuhet se janë të interesuara për sulmuesin e Manchester United, Jadon Sancho.
Chelsea kishte një mundësi për ta blerë Sancho për 25 milionë funte pas huazimit të tij, por ka hequr dorë nga kjo marrëveshje
Si pasojë, Sancho është rikthyer te Manchester United, ndërsa klubi londinez ka paguar një gjobë prej 5 milionë funte për mosrealizimin e transferimit.

Trajneri i ri i United, Ruben Amorim, nuk ka ndërmend ta përfshijë 25-vjeçarin në planet e sezonit të ardhshëm.
Për këtë arsye, Djajtë e Kuq janë në kërkim të një klubi të ri që do të pranojë ta blejë përfundimisht sulmuesin anglez.
Interesim për Sanchon kanë shfaqur Aston Villa, Tottenham dhe Newcastle, të cilat po vëzhgojnë situatën e tij.
Villa preferon një huazim, ndërsa Tottenham dhe Newcastle që synojnë përforcime para Ligës së Kampionëve mund të përballojnë blerjen e tij të drejtpërdrejtë.