|Edhe… çka?” – Reagimi i Sveçlës kur pyetet për të arrestuarin për trafikim të drogës, i lidhur me VV’në

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla e ka krahasuar fotografinë që e shfaq atë në shoqërinë e Shemsi Bahtirit, të arrestuarit për trafikim droge, me dhjetëra mijëra fotografi të tjera të cilat i realizojnë “qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët” me të.

Në një intervistë në RTK të mërkurën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme tha se Bahtiri, i arrestuar për trafikim të narkotikëve javën e kaluar, nuk ka lidhje me qeverisjen.

banner

“Edhe.. çka”, tha Sveçla në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit. “Pse qeverisje? Çka ka [lidhje] ai me qeverisjen?”.

“Shumë në rregull pyetje juaj. Po edhe unë ua kthej pyetjen me një pyetje tjetër: Çka ka të bëjë ai me qeverisjen?”, pyeti Sveçla, gazetarin.

Sipas Sveçlës, fotografia nuk tregon asgjë më shumë sesa dhjetëra tjera fotografi që ai i ka të realizuara me njerëz të tjerë.

“Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot ishte në tri katër aktivitete dhe kam bërë dhjetëra fotografi të cilat i bëjnë qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët. Ne nuk po themi që ai nuk ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëpër aktivitetet e ndryshme…”, u përgjigj Sveçla

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndërhyri duke sqaruar se Vetëvendosje ka ndërmarrë masa ndaj aktivistit Shemsi Bahtiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy