Eminem donte që Mariah Carey të luante rolin e nënës së tij në filmin ‘8 Mile’

by engel

Një zbulim i ri ka tronditur fansat e hip-hop-it: Eminem fillimisht kishte menduar që Mariah Carey të luante rolin e nënës së tij në filmin ‘8 Mile’.

Filmi, i cili u publikua në vitin 2002 dhe ishte i bazuar pjesërisht në jetën e reperit, pati sukses të madh si tek kritika ashtu edhe tek publiku.

banner

Kim Basinger e portretizoi nënën e protagonistit, por sipas producentit Damion “Damizza” Young, Eminem fillimisht kishte synuar që këtë rol ta luante Mariah Carey.

Në atë kohë, Carey ishte vetëm katër vite më e madhe se Eminem, gjë që e bëri ofertën të duket e pazakontë. Young ka treguar se ai e këshilloi këngëtaren të mos e pranonte rolin, pasi nuk ishte i përshtatshëm për moshën e saj.

Sipas tij, Eminem e kontaktoi për të organizuar një takim me Carey, por ajo refuzoi menjëherë. Kur më në fund u zhvillua një telefonatë mes tyre, reperi i tha drejtpërdrejt: “Dua që të luash nënën time”, gjë që e bëri Carey të ndihej e pasigurt.

Në fund, roli iu dha Kim Basinger, e cila u vlerësua për interpretimin e saj të fuqishëm. Filmi mbeti një moment kyç në karrierën e Eminem-it, duke i sjellë atij një Çmim Oscar për këngën ‘Lose Yourself’.

Ky episod është vetëm një pjesë e historisë së ndërlikuar mes Eminem-it dhe Carey-t, të cilët kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar për vite me radhë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy