Faruk Geci, Drejtor i Politikave të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, diplomohet në Kolegjin Kombëtar të Luftës në Washington

by Nexhat

Më 12 qershor 2025, Faruk Geci, Drejtor i Politikave të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, përfundoi me sukses studimet ne Logjiken Strategjike në Kolegjin Kombëtar të Luftës në Washington, një nga institucionet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ky kolegj është pjesë e Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes (National Defense University), i cili përfaqëson nivelin më të lartë të edukimit strategjik të ushtrisë amerikane.

Z. Geci u diplomua me titullin Master i Shkencave në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare (Master of Science in National Security Strategy), në një program elitar që përgatit liderë të lartë ushtarakë dhe civilë nga SHBA dhe vende partnere për të udhëhequr në mjedise komplekse të sigurisë globale, zhvillimit të politikave të mbrojtjes dhe vendimmarrjes strategjike.

banner

Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme për karrierën e z. Geci dhe një kontribut të veçantë për avancimin e kapaciteteve strategjike të Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe politikave te mbrojtjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy