Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

by Nexhat

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga burgu Jeton Dervishin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 38-vjeçari nga Prizreni është dënuar në Hungari me 2 vite burg për kalim të paligjshëm të emigrantëve, ndërsa është dënuar po për të njëjtën vepër edhe në Serbi

Shkalla e Parë kishte vendosur pro ekstradimit, ndërsa avokati Sokol Tahiraj ankimoi vendimin, shkruajnë mediat në Shqipëri.

banner

Për gati një vit i riu nga Kosova vijonte të qëndronte në paraburgim me vendim të Gjykatës së Kukësit. Në ankimin e saj mbrojtja evidentoi edhe shkeljen për tejkalim të afateve të paraburgimit.

“Në referim të kësaj dispozite afati maksimal që parashikon ligji për zgjatjen e një mase shtrenguese të caktuar për kufizimin e lirisë së një shtetasi që do ekstradohet është deri në 3 muaj, ndodhur në rastin konkret kur shtetasi Jeton Dervishaj alias Dervisaj mbahet prej 11 muajsh në paraburgim, duke bërë kështu që të tejkalohet çdo afat ligjor i parashikuar për shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, kjo masë sigurimi e caktuar nga kjo gjykatë e ka humbur tashmë qëllimin e saj dhe duhet të revokohet”, thuhej në ankimin e avokatit të Dervishajt, Sokol Tahiri.

Më tej në argumentat e tij theksoi se klienti nga Kosova është “familje e luftës, dhe ekstradimi i 38-vjeçarit drejt Serbisë do të përbënte rrezik për sigurinë dhe jetën e tij”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy